Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe të hapen negociatat për anëtarësim.
Në një ngjarje për Ditën e Evropës në Prishtinë, ai tha se Kosova ka bërë progres në ekonomi, demokraci dhe sundim të ligjit.
Kurti theksoi se vendi tashmë ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe është pjesë e Planit të Rritjes, duke kërkuar unitet brenda BE-së për të mos e lënë Kosovën prapa në procesin integrues evropian.




