Në një deklaratë të fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për qetësi pas rasteve të raportuara me hantavirus, duke theksuar se situata nuk ngjan me pandeminë e COVID-19.
OBSH sqaroi se hantaviruset përhapen në mënyra të ndryshme dhe zakonisht përmes kontaktit të zgjatur, ndërsa rreziku për shëndetin publik mbetet i ulët.
Institucioni ndërkombëtar tha se hetimet për rastet janë ende në vazhdim dhe nuk ka arsye për panik, pavarësisht disa rasteve të dyshuara në një anije.




