Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe LVV i kanë hapur rrugë politike Vjosa Osmani për pozita të larta shtetërore.
Në një intervistë televizive, ai kritikoi Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se po synon presidencën pavarësisht rezultatit zgjedhor.
Dugolli shtoi se mbështetja për Osmanin nuk është e njëjtë brenda elektoratit të LDK-së, duke ngritur pyetje mbi qëndrimet e saj politike.




