Ka përfunduar afati për deklarimin e partive politike në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme.
Deri të enjten në mbrëmje, 22 parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen, tetë kanë njoftuar mospjesëmarrjen, ndërsa janë regjistruar edhe dy koalicione parazgjedhore.
Afati për certifikimin e subjekteve politike përfundon më 10 maj, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve më 12 maj.




