Sot shënohen 26 vjet nga vrasja e komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha. Me këtë rast, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka organizuar aktivitete përkujtimore dhe ka përsëritur kërkesën për zbardhjen e rastit, i cili mbetet ende i pazgjidhur.
Aktivitetet përkujtimore nisën me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa gjatë ditës do të vendosen lule pranë memorialit “Shtëpia e Bardhë”. Në mbrëmje pritet edhe ndezja e flakadanëve në nderim të Komandant Drinit.
Kryetari i organizatës, Isa Berisha, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në këto aktivitete, duke vlerësuar kontributin e Rexhës në luftën për lirinë e Kosovës.




