Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka komentuar rikthimin e Vjosa Osmani në LDK, duke e cilësuar atë si një “kthesë tepër të madhe”.
Sipas Veliut, fakti që Osmani për pesë vite i ka shërbyer kundërshtarit kryesor politik të LDK-së ngre dilema nëse rikthimi i saj bëhet për ta ndihmuar partinë apo për interesa personale.
Ai po ashtu deklaroi se nuk planifikon të ketë angazhim politik në zgjedhjet e 7 qershorit, duke thënë se nuk pati reagim as gjatë zgjedhjeve të kaluara.




