Bashkimi Evropian mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj Kosovës dhe rrugës së saj evropiane, ka thënë ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova.
Ajo këto deklarata i bëri në lansimin e një dokumentari për Ditën e Evropës, duke theksuar se integrimi evropian kërkon reforma të thella, përgjegjësi institucionale dhe përfshirje të gjerë shoqërore.
Palatova tha se BE-ja ka investuar mbi 3.7 miliardë euro në Kosovë që nga viti 1999 dhe vazhdon të jetë partneri kryesor i vendit në zhvillim.
Në këtë ngjarje u theksua edhe rëndësia e reformave, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit mes institucioneve dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian të Kosovës.




