Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ish-deputetja Albena Reshitaj i është bashkuar për zgjedhjet e 7 qershorit.
Osmani, përmes një postimi në Facebook, tha se bashkëpunimi me Reshitajn ka nisur më shumë se një dekadë më parë dhe është ndërtuar mbi sfida e suksese të përbashkëta.
Ajo e vlerësoi Reshitajn si një figurë parimore dhe të palëkundur në mbrojtje të interesit të Kosovës, duke kujtuar edhe votën e saj në vitin 2021 për krijimin e institucioneve.
Sipas Osmanit, Kosova ka nevojë për njerëz që ndërtojnë bashkëpunim dhe mbrojnë vlerat shtetërore me integritet dhe profesionalizëm.




