Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri tani janë pranuar 21,378 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e ardhshme.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se nga këto aplikime, 9,149 janë aprovuar, 1,037 janë refuzuar, ndërsa 11,187 mbeten në shqyrtim.
Sipas tij, 2,284 qytetarë janë regjistruar për votim fizik në përfaqësi diplomatike, 239 për dërgimin e votës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 6,626 përmes postës jashtë vendit.
KQZ ka bërë të ditur se votimi planifikohet të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me gjithsej 70 vendvotime, ndërsa afati për regjistrim të votuesve nga diaspora përfundon më 17 maj 2026.




