Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Emir Abrashi, ka deklaruar se partia nuk do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Abrashi tha se AKR është në fazën e konsultimeve dhe negociatave politike, pasi ka pranuar oferta nga subjekte të ndryshme politike për bashkëpunim zgjedhor.
Sipas tij, vendimi përfundimtar do të varet nga serioziteti i ofertave, përputhshmëria programore dhe vlerësimi i organeve drejtuese të partisë.
Ai shtoi se AKR aktualisht ndodhet edhe në një proces ristrukturimi dhe reformimi të brendshëm, me synim ndërtimin e një alternative moderne dhe afatgjate politike.




