Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe nënkryetari i saj, Ardian Gjini, ka bërë thirrje për rikthimin e unitetit dhe vizionit kombëtar në Kosovë.
Gjini tha se populli i Kosovës dikur ishte i bashkuar rreth një ëndrre të përbashkët për liri dhe shtet, duke kujtuar vitet e 80-ta dhe 90-ta kur qytetarët këndonin “Besa-Besë” në Stadiumin e Prishtinës.
Sipas tij, pavarësia ishte vetëm një etapë, ndërsa Kosova duhet të vazhdojë të ndërtojë vizion për të ardhmen dhe të ruajë solidaritetin shoqëror.
Ai paralajmëroi se humbja e vizionit sjell përçarje, rritje të ekstremizmit dhe mungesë të kujdesit për të ardhmen e brezave të rinj.




