Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të reagojnë “shumë më fort” nëse Teherani nuk pranon të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar nga Uashingtoni.
Deklarata e Trump vjen pas tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, ku ushtria amerikane tha se iu përgjigj sulmeve iraniane ndaj tre destrojerëve amerikanë me “goditje vetëmbrojtëse”.
Ndërkohë, ushtria iraniane konfirmoi sulmet ndaj anijeve amerikane dhe akuzoi SHBA-në për sulm ndaj një cisterne iraniane me naftë.
Trump deklaroi se armëpushimi mes palëve “po funksionon”, por paralajmëroi se SHBA-ja do të ndërmarrë sulme më të ashpra nëse nuk arrihet marrëveshja së shpejti.
Sipas raportimeve, administrata amerikane pret përgjigjen e Iranit ndaj një propozimi me 14 pika, ndërsa Pakistani po vepron si ndërmjetës në negociata.




