Mesfushori kosovar Leon Avdullahu po kalon një sezon të suksesshëm te TSG Hoffenheim, ku është shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës.
22-vjeçari tha se ndihet shumë mirë në klub dhe synon të luajë në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
Avdullahu vlerësoi edhe bashkëlojtarët nga Kosova, ndërsa zbuloi se inspirim për të mbeten Granit Xhaka dhe Sergio Busquets.




