Tayna ka publikuar albumin e saj më të ri me titull Genesis, i cili tashmë është i disponueshëm në Spotify, ndërsa në YouTube publikohet në orën 18:00.
Artistja ka bërë të ditur se ky projekt përfaqëson një pjesë të rëndësishme të saj artistike, duke bashkuar stile dhe emocione të ndryshme – nga më të butat deri tek ato më energjiket dhe eksperimentale.
Tayna ka falënderuar ekipin që ka punuar në realizimin e albumit, duke theksuar se çdo detaj është menduar me kujdes për të pasqyruar vizionin e saj artistik dhe personal.





