Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ngritur alarmin për gjendjen financiare të komunave, pasi vetëm në katër muajt e parë të vitit u janë marrë mbi 55 milionë euro për zbatimin e vendimeve gjyqësore, kryesisht lidhur me kontratën kolektive.
Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, tha se shumica e mjeteve janë marrë nga investimet kapitale, duke paralajmëruar se shumë projekte komunale nuk do të realizohen dhe qytetarët do të preken drejtpërdrejt./EO/
Sipas tij, mbi 26 komuna kanë paditur nivelin qendror për kthimin e mjeteve, ndërsa kritikoi edhe moszbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për shtesat e përvojës së punës, si dhe mungesën e mbështetjes financiare nga KQZ-ja për procesin zgjedhor.




