Një aeroplan gjigant i tipit Antonov An-124 është parë duke u ulur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” më 6 maj.
Arsyeja e mbërritjes së tij në Kosovë mbetet ende e panjohur, ndërsa avioni përdoret kryesisht për transport mallrash, përfshirë edhe ngarkesa ushtarake.
Autoritetet gjermane nuk kanë dhënë detaje për fluturimin, duke theksuar se nuk komentojnë transportet ushtarake, por kanë konfirmuar se përdorin shërbime të transportit përmes kompanisë Antonov për operacione të ndryshme logjistike dhe të menaxhimit të krizave.




