Xhelal Sveçla është pritur në Stamboll nga homologu i tij turk, Mustafa Çiftçi, ku është diskutuar bashkëpunimi në fushën e sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Sveçla ka falënderuar Turqinë për kontributin në stabilitetin rajonal dhe për mbështetjen përmes misionit KFOR, si dhe bashkëpunimin me Policinë e Kosovës.
Ai ka theksuar edhe planet për furnizim me pajisje moderne, projekte të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes dhe hapjen e fabrikës së municionit në Kosovë. Po ashtu, ka shprehur gatishmëri për thellim të bashkëpunimit dhe ka ftuar Çiftçin për vizitë në Kosovë.




