Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pas gjobës së re prej 35 mijë euro ndaj KEDS-it nga Ministria e Industrisë, duke thënë se kjo nuk përbën drejtësi për qytetarët.
Sipas tij, konsumatorët janë dëmtuar me miliona euro dhe ende nuk ka vendim për kthimin e parave të humbura.
Azemi ka kritikuar edhe ndërrimin e njehsorëve elektrikë, duke e quajtur përpjekje për të fshehur provat, ndërsa ka thënë se Prokuroria tashmë është duke e trajtuar rastin.
Ai ka theksuar se qytetarët nuk kanë nevojë vetëm për gjoba, por për kompensim të plotë të dëmit financiar.




