Aida Dërguti ka njoftuar rikthimin e saj në politikë pas një pauze prej gati nëntë vitesh, duke e bërë të ditur në emisionin “Kosova Today”.
Ajo tha se fillimisht kishte menduar se e kishte mbyllur këtë kapitull, por vendimi për t’u rikthyer erdhi pas deklaratave të fundit të kryeministrit në Kuvend, të cilat sipas saj përbëjnë shqetësim për demokracinë.
Dërguti u shpreh se thirrja për të mos votuar opozitën ishte “alarm për demokracinë” dhe e cilësoi si arsye kryesore për rikthimin e saj në garën politike.




