Giorgia Meloni është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në një moment tensionesh mes Romës dhe Uashingtonit lidhur me luftën me Iranin.
Sipas raportimeve, vizita e Rubios në Itali synon të zbutë marrëdhëniet me Vatikanin dhe të adresojë mosmarrëveshjet me qeverinë italiane, e cila nuk e ka mbështetur plotësisht operacionin SHBA–Izrael ndaj Iranit.
Meloni, e njohur si një nga aleatet më të afërta të Donald Trumpit në Evropë, po përballet me sfida diplomatike mes qëndrimeve të saj dhe linjës së administratës amerikane.




