Të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar herë pas here me reshje lokale shiu dhe rrebeshe.
Sipas parashikimeve, vonë pasdite vranësirat do të fillojnë të tërhiqen gradualisht. Era do të fryjë kryesisht nga veriu me shpejtësi deri në 34 km/h.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 10 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 17 deri në 20 gradë Celsius.




