Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Europës, duke iu drejtuar si “anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Europian”.
Në një video-mesazh, Costa tha se e ardhmja e Kosovës dhe e rajonit është në BE, duke theksuar se po bëhet shumë punë për realizimin e këtij synimi.
Ai shtoi se Bashkimi Europian është ndërtuar mbi paqen, bashkëpunimin dhe unitetin, duke ftuar qytetarët të vazhdojnë rrugën drejt integrimit europian.




