Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 35 me dëme materiale.
Sipas raportit policor, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë shqiptuar 2.139 tiketa trafiku.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 20 persona, ndërsa 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje.




