Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Shemsi Jashari i është bashkuar zyrtarisht kësaj partie.
Jashari njihet si ish-ushtar i UÇK-së, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe zyrtar i administratës shtetërore. Më pas ai është angazhuar edhe në shoqëri civile, me fokus në transparencë, drejtësi dhe interes qytetar.
Hamza ka vlerësuar se përvoja dhe angazhimi i tij ndër vite do t’i shtojnë vlerë PDK-së dhe përfaqësimit të saj politik në vend.




