Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas një fushate linçuese ndaj saj në rrjetet sociale, duke thënë se ajo po zhvillohet me profile të rreme dhe të vërteta.
Çitaku ka deklaruar se një gjuhë e tillë, siç u shpreh ajo, duhet të dënohet politikisht dhe të denoncohet shoqërisht.
Ajo ka shtuar se kjo klimë e ashpër në diskursin publik po ndikon negativisht, duke dekurajuar të rinjtë që të angazhohen në politikë.
Sipas saj, një shoqëri që e vështirëson përfshirjen e njerëzve të mirë, i hap rrugë më të këqijve, duke kërkuar reagim institucional dhe qytetar.




