Në mediumet italiane është raportuar interesimi i klubit Bologna për mbrojtësin e Kosovës, Dion Gallapeni.
21-vjeçari, i cili luan për Widzew Lodz dhe është i huazuar te Wisla Plock, shihet si një opsion për krahun e majtë të mbrojtjes te skuadra italiane.
Sipas raportimeve, Bologna ka kërkuar informacione fillestare për lojtarin, i cili ka shkëlqyer edhe me Përfaqësuesen e Kosovës në kualifikimet për Botërorin 2026.




