Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se një arkitekturë evropiane që nuk e përfshin Turqinë në vendin që i takon, do të mbetet e paplotë dhe e cenueshme në menaxhimin e krizave.
Në një mesazh për Ditën e Evropës, ai tha se Deklarata e Schumanit përfaqëson bazën e Bashkimit Evropian dhe synimin për paqe, bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë.
Erdogan theksoi se Turqia mbetet një partner i rëndësishëm dhe vend kandidat për BE-në, duke kërkuar avancim të marrëdhënieve mbi parimin “fitim-fitim” dhe mbështetje për anëtarësim të plotë në të ardhmen.




