Përmes një video-mesazhi drejtuar bashkatdhetarëve në diasporë, Daut Haradinaj ka ftuar qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës të bëhen pjesë aktive e procesit zgjedhor.
Ai ka theksuar rëndësinë e regjistrimit për votim, i cili është i hapur deri më 17 maj, duke e cilësuar si mundësi për kontribut në të ardhmen e vendit.
“Ju ftojmë të bëheni pjesë e ndryshimit për Kosovën. Shfrytëzojeni të drejtën tuaj për të votuar duke u regjistruar për votim,” ka thënë Haradinaj, duke shprehur edhe mirënjohje për kontributin e diasporës.




