Këngëtari i njohur Adrian Gaxha dhe partnerja e tij, Sidorela Dauti, janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur artisti e ka ndarë me ndjekësit në Instagram, ku publikoi një fotografi të dorës së të porsalindurit.
“Mirë se vjen”, ka shkruar Gaxha, duke konfirmuar ardhjen në jetë të fëmijës së tij.





