Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i heroit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, në 28-vjetorin e rënies së tyre.
Haxhiu i cilësoi ata si figura të rëndësishme të luftës çlirimtare, duke vlerësuar sakrificën dhe kontributin për lirinë e Kosovës.
Ajo theksoi se Ilir Konushevci kishte rol kyç në furnizimin e UÇK-së me armë dhe municion, ndërsa ra dëshmor bashkë me Hazir Malajn gjatë angazhimit për luftën çlirimtare.
Edhe Kurti vlerësoi lart figurën e tyre, duke thënë se Konushevci dhe Malaj ishin të pandashëm në idealin për çlirimin dhe bashkimin kombëtar.
“Sakrifica e tyre duhet të mësohet nga brezat e rinj”, deklaroi Kurti.




