Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se të gjithë anëtarët e partisë do të jenë pjesë e listës së përbashkët zgjedhore, duke theksuar se kushdo që është kundër bashkimit, sipas tij, është kundër vetë LDK-së.
Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, ai komentoi edhe mungesën e Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit, duke thënë se ata mbeten pjesë e listës dhe e angazhimeve të partisë.
“Kur je pjesë e listës së LDK-së, punon për unitet dhe bashkim”, tha Abdixhiku.
Ai shtoi se LDK-ja po punon edhe për marrëveshje me parti jo-parlamentare në kuadër të, siç e quajti ai, “përbashkimit të djathtë”.




