Njëri nga drejtuesit e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe pranë varrit të Heroit të Kombit, Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, duke nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se emri dhe vepra e tyre mbeten amanet për brezat e ardhshëm.
“28 vite më pas, emri dhe vepra e Ilirit dhe Hazirit mbeten amanet për të mos harruar kurrë çmimin e lirisë. Lavdi të përjetshme!”, ka shkruar ai.
Homazhet u mbajtën në përvjetorin e rënies së Ilir Konushevcit dhe Dr. Hazir Malajt, figura të njohura të luftës çlirimtare të Kosovës.




