Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve partia e tij do të kërkojë bashkëpunim politik për zgjedhjen e një presidenti jopartiak.
Kurti tha se synimi i LVV-së është që kreu i shtetit të jetë figurë jashtë skenës aktuale politike, me integritet dhe kompetencë profesionale.
Ai shtoi se kjo qasje tregon hapje dhe karakter demokratik të partisë që drejton, ndërsa akuzoi kundërshtarët politikë për deformim të së vërtetës në opinion publik.




