Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është realizuar një operacion i gjerë bastisjeje nga zyrtarët korrektues, me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë brenda institucionit.
Gjatë kontrollit janë inspektuar të gjitha hapësirat, përfshirë dhomat e të burgosurve, ambientet e jashtme dhe sallat e përbashkëta, me pjesëmarrjen edhe të njësitit K9.
Pas përfundimit të operacionit nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm, ndërsa janë larguar vetëm sende të tepërta nga hapësirat e përdorura.




