Pavarësisht kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë për fundjavë, kryesisht në zonat bregdetare.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Pikën Kufitare të Morinit kanë hyrë dhe dalë mbi 17 mijë persona dhe rreth 11 mijë automjete, ndërsa fluksi po rritet me afrimin e sezonit veror./Sinjali/
Qytetarët thonë se shpesh udhëtojnë për pushime të shkurtra, ndërsa që nga 1 maji është në fuqi edhe marrëveshja për kalim pa kontrolle të automjeteve me targa Kosovë–Shqipëri, duke lehtësuar qarkullimin në kufi.




