Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pritet të vizitojë Kosovën më 15 maj, sipas burimeve jozyrtare të Komisionit Evropian.
Kjo do të jetë vizita e saj e parë në Kosovë në këtë funksion, ndonëse detyrën e ka marrë në dhjetor 2024. Deri më tani, ajo ka vizituar të gjitha vendet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së.
Një vizitë e mëhershme ishte planifikuar në mars, por ishte anuluar për shkak të shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.




