Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në një intervistë për Corriere della Sera ka thënë se po shqyrtohet mundësia e zhvendosjes së trupave amerikane nga bazat në Itali, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ai nuk komentoi për lëvizjen e trupave nga Gjermania drejt krahut lindor të NATO-s, duke thënë se çështja është ende në shqyrtim.
I pyetur për marrëdhëniet me Italinë dhe kryeministren Giorgia Meloni, Trump tha se “Italia nuk ishte aty kur kishim nevojë për të”, duke përsëritur kritikën disa herë.
Ai gjithashtu nuk dha koment për letrën e përgjigjes nga Irani, e cila ishte pritur mbrëmjen e kaluar.




