Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 28-vjetorin e vrasjes së Heroit të Kosovës Ilir Konushevci dhe doktorit Hazir Malaj, duke vlerësuar kontributin e tyre në luftën për çlirimin e vendit.
Në një postim në Facebook, Haxhiu tha se Konushevci iu bashkua herët rezistencës kundër regjimit serb dhe kishte një rol kyç në furnizimin e UÇK-së me armë dhe municion.
Ajo kërkoi gjithashtu zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së tyre, duke theksuar se drejtësia u detyrohet familjeve dhe Kosovës.




