Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 33-të në Superligën e Kosovës, ku Drita ka siguruar edhe matematikisht titullin kampion pas fitores 2-0 ndaj Ballkanit në Gjilan.
Golat për gjilanasit u shënuan nga Besnik Krasniqi në minutën e 24-t dhe Dante në minutën e 87-të, duke i siguruar Dritës titullin e pestë në histori.
Me këtë fitore, FC Drita do ta përfaqësojë Kosovën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa FC Ballkani mbetet në garë për vendin e dytë.




