Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka zhvilluar një takim me Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës për të diskutuar sfidat në sektorin e qumështit.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Muja theksoi se institucioni mbetet i përkushtuar për stabilizimin e sektorit dhe mbështetjen e prodhuesve vendorë.
Ai nënvizoi se ruajtja e konkurrencës së drejtë dhe siguria ushqimore mbeten prioritete, ndërsa paralajmëroi vazhdim të bashkëpunimit me prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit në Kosovë.




