Ish-presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një video me mesazhe të qytetarëve që i kanë kërkuar rikthimin në Lidhja Demokratike e Kosovës.
Osmani tha se gjatë vizitave nëpër Kosovë ka dëgjuar kërkesa të shumta për bashkim dhe rikthim në LDK, ndërsa ftoi qytetarët në një tubim të dielën në AMC Hall.
Në video shfaqen edhe pamje nga rezidenca e ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku ish-Zonja e Parë, Fane Rugova, vlerëson punën e Osmanit.
Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se Osmani do të jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente në zgjedhjet e 7 qershorit.




