FC Prishtina ka fituar Superkupën Kosovë–Diasporë, pasi mposhti FC Kosova – Gjenevë pas penalltive me rezultat 4:3, ndërsa koha e rregullt përfundoi 2:2.
Ndeshja u zhvillua në Gjenevë në prani të shumë bashkatdhetarëve dhe u organizua nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër me mbështetjen e FFK-së.
Gjatë këtij eventi, presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, u nderua me titullin “Ambasador Nderi” për kontributin në zhvillimin e futbollit kosovar.




