Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, Vjosa Osmani, ka prezantuar Visar Xani si pjesë të ekipit të saj.
Osmani tha se Xani ka mbi 18 vjet përvojë në fjalën publike, gazetari, analizë politike dhe institucione publike, duke vlerësuar kontributin e tij në reforma, komunikim institucional dhe administratë publike.




