Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës, në nderim të tyre për kontributin në lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Pas homazheve, Kurti është takuar me familjarët e dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Gjakova, e cila gjatë luftës çlirimtare ka dhënë qindra dëshmorë dhe martirë.
Në njoftim thuhet se vetëm në periudhën 7–11 maj 1999 në këtë komunë ranë 26 dëshmorë dhe u vranë mbi 100 civilë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, ngjarje të cilat përshkruhen si pjesë e krimeve të luftës në Kosovë.




