Të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në disa zona mund të ketë reshje të izoluara shiu.
Sipas parashikimeve, përkohësisht do të rikthehen edhe grimcat e pluhurit saharian, të cilat mund të përzihen me reshjet dhe të krijojnë baltë.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 15 deri në 60 km/h.
Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 12°C, ndërsa maksimalet nga 23 deri në 25°C.




