Rifat Stojkaj ka humbur jetën pas një vetaksidenti që ndodhi në fshatin Lloqan të Deçanit.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:40, kur drejtuesi i veturës dyshohet se humbi kontrollin dhe përfundoi në një kanal në skaj të rrugës.
Stojkaj u dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.




