Komandanti i misionit të Forcës së Kosovës KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në Shtabin e KFOR-it në Kampin “Film City” shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Austriake, gjeneralin Rudolf Striedinger.
Gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë në rajon, ndërsa gjeneralmajor Ulutaş rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për gjeneralin Striedinger për kontributin e vazhdueshëm dhe të çmuar të Austrisë në kuadër të misionit të KFOR-it.




