Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), pjesë e misionit të Forcës së Kosovës KFOR, kanë dhuruar pajisje zjarrfikëse për Brigadën e Zjarrfikësve në Novobërdë/Novo Brdo.
Ky donacion synon të forcojë kapacitetet lokale të reagimit emergjent dhe të mbështesë ekipet e para të intervenimit në menaxhimin më efikas të situatave me zjarr dhe operacioneve të shpëtimit gjatë punës së tyre të përditshme.
Kjo nismë vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të KFOR-it për bashkëpunim me institucionet dhe partnerët lokalë, me qëllim të garantimit të një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.




