Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri ka rrëzuar kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, duke lënë në fuqi masën e paraburgimit.
Sipas prokurorisë, nuk janë paraqitur prova të reja që do të justifikonin ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa u theksua se rrezikshmëria dhe nevoja për sigurim mbeten të larta.
Meta, i cili përfaqësohet nga avokati i tij, nuk ishte i pranishëm në seancë. Mbrojtja ka argumentuar se paraburgimi është i tejzgjatur dhe në kundërshtim me parimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ai po hetohet për disa vepra penale që lidhen me çështjen CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, përfshirë korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, ndërsa ndodhet në paraburgim që nga tetori 2024.




