Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, para mbledhjes së kryesisë së partisë ka deklaruar se nuk e ka parë ende agjendën e takimit, por pret që në fokus të jenë zgjedhjet e 7 qershorit dhe përgatitjet për listën e kandidatëve.
I pyetur për mundësinë e përfshirjes së Fatmir Limaj në listën zgjedhore të PDK-së, Totaj tha se ky nuk është vendim individual, por i takon kryesisë së partisë.
“Ky nuk është vendim personal, por çështje e PDK-së dhe kryesia do të vendosë”, u shpreh ai.




